VIDEO/ Franca thyen Italinë, katër gola në Milano, zhgënjen Belgjika
Këtë të dielë u luajtën ndeshjet e radhës në Nations League. Franca triumfoi 1-3 ndaj Italisë, në takimin e mbajtur në Milano. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e dytë. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Rabiot përfitoi duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 33-të, Vicario shkaktoi autogol, duke i dhuruar kundërshtarit epërsinë e dyfishtë. Axurrët arritën të rifuteshin në lojë brenda pjesës së parë, me Cambiasson.
Franca siguroi fitoren me golin e Rabiot në fillimin e pjesës së dytë. “Gjelat” e mbyllin me 13 pikë në krye, duke lënë mbrapa Italinë me po aq pikë.
Belgjika e vendit të 3-të u mund 1-0 nga Izraeli.