Mon, Nov 18, 2024

Buxheti 2025/ “Po gënjen shtresën në nevojë”, Bardhi-Ramës: Nuk i keni bërë nder pensionistëve, por…

  • PublishedNovember 18, 2024

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ‘sulmoi’ kryeministrin Edi Rama për buxhetin e vitit 2025, dhe për bonusin e pensionistëve në fundvit.

Bardhi u shpreh se pensionistët në Shqipëri kanë një pension mesatar prej 183 euro, ndërsa vendet e rajonit janë mbi dyfish të larta.

“Nuk ka asnjë surprize erdhi foli me veten, duartrokiti veten, kemi ngelur ashtu siç ka qenë.

Me pensionistët mendon se do i mashtrojë duke ndarë një buxhet minimal për ti dhënë atë që quhet bonus i fundivitit. Ai është një shpërblim që çdo vend evropian e jep në shenjë solidariteti. Zotëria e bën një herë në katër vite. As bonusin e fundvitit nuk e ka vjetor. E ka dhënë në vitin 2022, për efekt të zgjedhjeve në 2021. Mendon se me këtë politikë do të gënjejë shtresën më në nevojë. Dëgjoj ndonjë qytetar që tha ndonjë shifër se sa është parashikuar rritja e pensioneve. Një pensionist i përgjegjshëm mjafton  të bëjë ato që bëjnë vende e rajonit. I dini ju sa janë pensionet në këto vende? Në Malin E zi, pensioni minimal është 450 euro. Në serbi është 388 euro, në Maqedoninë e Veriut është  406 euro, në Bosnjë është 369 euro. Po në Shqipëri? Është 183 euro mesatari. Ky vjen këtu dhe na flet përralla. Absolutisht nuk u bë asnjë nder pensionistëve. Ato janë lekët e tyre. Pensionistët presin të kenë pensionin minimal sa në Malin e Zi, sa në Serbi etj.

E dëgjuat ca tha ‘me këtë bonus, masa e rritjes së pensionit sjell një rritje me 9 %’. Sot që flasim, pensionet e kanë 8 % më të ulët pensionet. Pas 12 vitesh, jo vetëm që nuk kanë përfituar rritje, por marrin më pak të ardhura. 12 vite pasi zotëria është ulur në atë karrige.”, tha Bardhi.



AlbaniaWeb.net