Mon, Nov 18, 2024

“Kam disa dilema, e vërteta për gjendjen e Asanit”, Sylvinho besimplotë: Synojmë vendin e parë, na pret një finale (E PLOTË)

  • PublishedNovember 18, 2024

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Ukrainën , takim ky i programuar për të martën mbrëma. Trajneri kuqezi tha se është optimist se skuadra, do të mund të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Nations League.

“Respektojmë Ukrainën, por ne futemi në fushë për fitore. Ky është grupi i vetëm që çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse është ndeshja e fundit. Katër skuadrat kanë marrë pjesë në Euro 2024. Ne e kemi përgatitur ndeshjen për të fituar. Nuk futemi për barazim. Ne jemi të avantazhuar, pasi luajmë në shtëpi.

Situata me dëmtimin e Asanit – Unë them gjithmonë që ndeshja e dytë është e vështirë, se janë pak ditë për të përgatitur, mbi të gjitha rikuperimi. Duhet ta kuptojmë situatën, sot kemi stërvitje, nesër kemi një ndeshje për të parë deri pasdite e kuptuar nëse janë rikuperuar 100%. Nëse Tuci është 100% ka mundësi të shkojë në ndeshje. Unë flas gjithmonë me lojtarët, por zgjedhjen pastaj e marr unë.

Janë pak ditë për t’u përgatitur. Sot kemi ende një stërvitje, duhen 3-4 për të bërë vlerësime për gjendjen e një lojtari. Sa i përket Asanit, ka bërë një rezonancë magnetike, të shohim. Nëse më thotë që është i gatshëm, do diskutohet më pas kjo gjë.

Sulmi- Uzuni është më shumë një sulmues i dytë, është i fortë dhe i shfrytëzon hapësirat. Duhet të gjejmë ekuilibër. Gjatë kualifikueseve, nuk kemi luajtur me dy sulmues në qendër. Rëndësi ka që të gjejmë ekuilibër. Nuk preferoj të luaj me dy sulmues qëndror.

Çdo ndeshje ndryshon me njëra-tjetrën. Ky është një nga grupet më të balancuara. E kam parë Ukrainë-Gjeorgji, kishte balancë. Grupi është i ekuilibruar. Janë ekipe të mira, me trajner të mirë. Ne do provojmë të fitojmë, do japim më të mirën. Për ne është finale” – tha ai.

(J.S/)

 


AlbaniaWeb.net