Tue, Nov 19, 2024

E kishte mbajtur sekret! Ky është i dashuri i Rina Lipës, na e zbulon vetë Dua

  • PublishedNovember 19, 2024

Artistja e njohur Dua Lipa ka ndarë një moment të bukur në rrjetet sociale, duke prezantuar të dashurin e motrës së saj më të vogël, Rina Lipa.

Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja e njohur ka ndarë një fotografi ku shfaqen Rina dhe partneri i saj, Jaime Prunas, duke pozuar në një ambient plot drita.

Me një përshkrim të thjeshtë dhe të çuditshëm, “usually drink, usually dance, usually bubble,” Dua i ka lënë fansat të interpretojnë lirshëm postimin, ndërsa shumë prej tyre e kanë vlerësuar këtë moment të sinqertë familjar.

Rina, e cila shpesh e ruan jetën personale larg vëmendjes publike, duket e lumtur në krahët e Jaime, dhe ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e shumtë të Duas.

Komentet në postim janë mbushur me urime dhe komplimente për çiftin e ri.