Wed, Nov 20, 2024

Nadal thotë Mjaft, lot dhe duartokitje në Malaga për të nderuar legjendën e tenisit

  • PublishedNovember 20, 2024

19 Nëntori 2024 do të hyjë në histori si një nga ditët më të trishta në tenisin spanjoll dhe atë botëror. Humbja e Spanjës ndaj Holandës shënoi një eliminim të bujshëm në çerekfinalet e Kupës Dejvis, por mbi të gjitha i dha fund karrierës legjendare të Rafael Nadal.

Në moshën 38-vjeçare, kampioni spanjoll do të lërë raketën e tij pas 1307 ndeshjeve teke dhe 219 dyshe, 103 tituj, përfshirë 22 Slam, 209 javë si numri 1 i botës, dy medalje ari olimpike, 5 Kupa Dejvis dhe pothuajse 135 milionë dollarë të fituara.

Mëngjarashi spanjoll do të mbahet mend si tenisti më i fortë në konkurrimin në fushën me dhe të kuq, 14 fitore në Roland Garros, një rekord pothuajse i pamundur për t’u barazuar.

Mëngjarashi i emocionoi të gjithë ata që dëgjuan fjalimin e tij të lamtumirës kur theksoi se dëshiron të kujtohet gjithmonë si një njeri i mirë që vjen nga një fshat i vogël në Mallorca.


AlbaniaWeb.net