Thu, Nov 21, 2024

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Qytetarët nisin marshimin nga shkolla 9-vjeçari “Fan Noli”

  • PublishedNovember 21, 2024

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, qytetarët kanë nisur një marshim këtë të enjte.

Marshimi ka nisur nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli”, pranë së cilës Martin Cani u qëllua me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.

Qytetarët apelojnë që të merren masa për të rritur sigurinë e fëmijëve të tyre nëpër shkolla.



AlbaniaWeb.net