Mon, Nov 25, 2024

Çfarë ndodhi? Banori i “BBVK” shpërthen në lot

  • PublishedNovember 21, 2024

Gjitcka nisi pas përfundimit të festës që Vëllai i Madh kishte organizuar për banorët e shtëpisë. Xheneta dhe Gjesti, sikurse e dimë krijuan një marrëdhëne me njëri-tjetrin në ambientet e shtëpisë mirëpo mbrëmjen e djeshme dyshja është përplasur. Këngëtari e akuzonte modelen se e ka tepruar me alkoolin dhe se për këtë duhet të ketë më shumë kontroll.

Nuk duhet njeriu vetëm për alkool, duhet të kesh kontroll kur të pish alkool dhe t’i shohësh gjestet që po bën. Jo kur të jesh e pirë të luash të mirën e të nesërmen të bëhesh e keqe”, u shpreh Gjesti.

Xheneta u shpreh se nuk është e pirë dhe se gjithçka ka nën kontrollin e saj teksa u shpreh se aspak s’po i intereson se çfarë ka për të thënë Gjesti.

E nga ana tjetër, ajo i tha se dashuria e tij gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë false.

Pastaj Gjesti u pa në një moment duke qëndruar vetëm në oborr e duke qarë për të. Ai nuk ka hezituar që të shprehë edhe zhgënjimin ndaj saj. Se si do të shkojnë gjërat mes tyre kjo mbetet për t’u parë.