Sun, Nov 24, 2024

Fitorja e Rumanisë në tavolinë e penalizon për Botërorin, Suedia përgatit ankesën në CAS

  • PublishedNovember 21, 2024

UEFA vendosi që Rumania të fitojë 3-0 në tavolinë ndeshjen  ndaj Kosovës. Ky rezultat bën që rumunët të jenë skuadra më e mirë e League C në Nations League, duke patur kështu shanse reale për Play Off e Botërorit.

E dëmtuar në këtë rast është Suedia, kombëtare e cila ka dalë në vendin e parë në grupin përkatës të League C, por nuk mund të jetë më e mira, pas suksesit 3-0 të Rumanisë. Në këto kushte, suedezët do të kundërshtojnë në CAS vendimin e UEFA-s.

“Pas fitores së pastër ndaj Azerbajxhanit, kemi pritur njoftimin e UEFA-s lidhur me rezultatin e ndeshjes Rumani-Kosovë. Tani është marrë një vendim, i cili për ne është negativ. Vendimi prek kryesisht skuadrat e përfshira, por ne po shqyrtojmë opsionet për ta kundërshtuar. Është për të ardhur keq që gjërat që ndodhën jashtë fushës kanë ndikim në rezultatin sportiv dhe prekin të dyja skuadrat e përfshira, por edhe neve”, ka thënë Kim Kallstrom, menaxher i Federatës Suedeze të Futbollit.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net