Fri, Nov 22, 2024

Celibashi kthen mendje për diasporën/ Kreu i KQZ: Do ta realizojmë, nuk ka mundësi që të dështojë procesi

  • PublishedNovember 21, 2024

Alarmin që ngriti për rrezikun e dështimit të votës së diasporë shkresërisht, Ilirjan Celibashi vendosi ta shuajë me zë dhe figurë. 

Shqetësimi i operatoreve postar lidhur me afatet kohore për komisionerin janë të zgjidhshme dhe jo  një mision i pamundur.

“Zero rrezik për votën e diasporës”, u shpreh Celibashi.

Në një intervistë për AlbaniaWeb.net, sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, i mbylli derën votimit dhe numërimit elektronik, jo vetëm në Tiranë, por edhe në çdo qark tjetër, për shkak të mungesës së besimit në teknologjinë e implementuar nga ana e KQZ.

Komisoneri ka vendosur të bëjë çdo përpjekje për të ndryshuar mendjen e demokrateve, me Celibashin që iu përgjigj duke thënë se do jepen të gjitha garancitë.

Socialistët këmbëngulin që votimi elektronik të implementohet edhe pa dëshirën e PD, por kreu i KQZ  nuk e reflektoi një qasje të tillë në konferencën e tij me gazetarët.



AlbaniaWeb.net