Fri, Nov 22, 2024

“Ajo tha po”/ Majk i propozon partneres për martesë?

  • PublishedNovember 21, 2024

Reperi Majk ka habitur ndjekësit e tij duke ndarë një moment shumë të veçantë në Instagram.

Në dy foto të publikuara, shihet dora e një vajze teksa ai vendos unazën e fejesës, duke lënë të kuptohet se ka nisur një kapitull të ri në jetën personale.

”Ajo tha Po”- shkroi ai përkrah fotos.

Por fansat janë ndarë në disa grupe – a është kjo një fejesë e vërtetë apo një strategji marketingu për projektin e tij të ri muzikor?

Nuk është hera e parë që artistët përdorin situata personale për të rritur interesin për krijimet e tyre.

Ndërkohë, Majk nuk ka dhënë asnjë koment që të konfirmojë ose të përgënjeshtrojë aludimet e ngritura.