Fri, Nov 22, 2024

Momenti i së vërtetës, Asllani projektohet titullar ndaj Verona-s

  • PublishedNovember 22, 2024

Pas 180 minutave në pak ditë me përfaqësuesen kuqezi, Kristjan Asllani thërritet sërish në apel, këtë herë nga Inter, për të zëvendësuar Calhanoglu në fundjave. Sipas mediave italiane, Simone Inzaghi e ka projektuar titullar kundër Hellas Verona, për të kjo është prova e së vërtetës, duhet me çdo kusht të bind se mund ta bëjë një rol të tillë.

Këtë sezon, Asllani është aktivizuar vetëm në 6 nga 16 ndeshje, por në këto shifra ka qenë edhe i kushtëzuar nga një dëmtim në gju pak kohë më parë, pikërisht në të njëjtën kohë me Calhanoglu.

Sipas La Gazzetta dello Sport, edhe Asllani po kërkon hapësira me çdo kusht këtë periudhë, për t’i konfirmuar drejtuesve se është një investim që ja vlen, kujtojmë që Inter pagoi 14 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga Empoli, ndërsa së fundmi i rinovuan edhe kontratën deri në 2028.

Kjo nuk është një periudhë e lehtë as për Asllanin e as për drejtuesit e Inter të cilët nga ana e tyre janë në dilemë, t’i besojnë Asllanit apo ta përdorin gjatë merkatos së janarit për të gjetur një tjetër zëvendësues për Calhanoglu-n.

()


AlbaniaWeb.net