Gjendet thika dhe çanta e shkollës së 14-vjeçarit që dyshohet se vrau Martin Canin, u pikasën nga një qytetar
Gjendet thika dhe çanta e shkollës së 14-vjçarit që dyshohet se vrau Martin Canin.
Gazetarja Anila Hoxha konfirmon se çanta dhe thika janë gjetur nga një qytetar mbrëmjen e sotme, në afërsi të Gjykatës së Apelit, afër rrugës së Elbasanit.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku autori i dyshuar dhe viktima studionin.
I mituri që dyshohet se ka kryer krimin është njohur sot me masën e arrestit me burg, pas një seance në ambientet e spitalit ku ai po trajtohet, pasi ka mbetur i lënduar në dorë.
AlbaniaWeb.net