Sat, Nov 23, 2024

Si të përgatisni Uthullën Pikante për Imunitetin

  • PublishedNovember 22, 2024

Kjo recetë është shumë e fuqishme kundër inflamacionit, baktereve dhe virozave.

Uthulla e Flaktë është një emërtim që i përshtatet më së miri lëngut të mëposhtëm që përdoret në mjekësinë popullore për të forcuar imunitetin.

Ky lëng përgatitet nga uthulla e mbushur me erëza dhe bimë barishtore, speca djegës dhe mjaltë që është shumë e fuqishme kundër inflamacionit, baktereve dhe virozave. Përbërësit e saj e bëjnë këtë lëng pikant, por edhe të ëmbël të njëjtën kohë.

Kjo uthull përdoret në disa mënyra. Fillimisht përdoret për t’u mbrojtur ndaj të ftohtit dhe gripit, por edhe gjatë sëmundjes për të nxitur nxjerrjen e sekrecioneve dhe për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Ky tonik i imunitetit stimulon tretjen, përmirëson qarkullimin në organizëm dhe na mban ngrohtë gjatë ditëve të ftohta të dimrit.

Mjafton një gotë e vogël me këtë lëng çdo ditë gjatë vjeshtës dhe dimrit sipas sugjerimeve të AgroWeb.org dhe do të jeni të mbrojtur nga virozat.

Cili është sekreti i Uthullës Pikante

Qepët, hudhra, preshi, qepujkat, qepët e njoma janë të pasura me flavonoidë, polifenolë dhe alicinë. Ato luftojnë mikrobet, virozat, ndihmojnë imunitetin, luftojnë inflamacionin, shërbejnë si antioksidantë dhe shumëfishojnë ndikimin e vitaminës C.

Rrika stimulon tretjen, oreksin dhe sekrecionet e gastritit. Ajo gjithashtu ndihmon me djersitjen, gjë që e bën të nevojshme kur goditemi nga temperatura, të ftohtit dhe gripi. Ajo lufton bakteret dhe infeksionet në sistemin e frymëmarrjes dhe atë urinar.

Xhenxhefili stimulon qarkullimin e gjakut (ndihmon në largimin e patogjenëve nga gjaku). Ai është përdorur në mjekësinë popullore Kineze për të përshpejtuar daljen e sekrecioneve nga mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes.

Xhenxhefili gjithashtu ndihmon në uljen e temperaturës, sepse e ngroh trupin dhe nxit djersitjen. Ai lufton inflamacionin, stimulon sistemin imunitar dhe largon të përzierat.

Uthulla e mollës dhe mjalti luftojnë bakteret dhe rrisin nivelet e energjisë. Uthulla e mollës ndihmon kundër lodhjes, ndërkohë që mjalti stimulon metabolizmin.

Specat djegës janë të pasur me kapsaicinë, që mbron organizmin nga goditjet e para të të ftohtit dhe nxit nxjerrjen e sekrecioneve. Këto substanca shtyjnë sekrecionet, lagështinë dhe temperaturën jashtë organizmit.

Trumza është një aleat i mirëfilltë i sistemit tÑ‘ frymÑ‘marrjes. Lufton mikrobet dhe hollon sekrecionet. Trumza i vjen në ndihmë sistemit tretës ndaj gjatë ditëve të ftohta duke luftuar trazimet e stomakut.

Receta e Uthullës së Flaktë

Një nga gjërat më të mira të këtij lëngu është se receta është e ndryshueshme në varësi të shijes dhe problemit që dëshironi të zgjidhni. Kjo recetë është thjesht një sugjerim të cilin ju mund ta përshtasni sipas dëshirës dhe nevojave tuaja.

Përbërësit:

  • 1 qepë e kuqe e madhe dhe e prerë në copa
  • 3 thelpinj hudhre të prerë
  • 1 limon organik të prerë në kubë me gjithë lëkurë
  • Gjysmë gote me xhenxhefil të freskët të grirë
  • Gjysmë gote me shafran Indie
  • Çerek gote me rrikë të grirë
  • Çerek gote me trumzëeuml; të freksët të grirë
  • 2 lugë çaji me piper të zi pluhur
  • Disa speca djegës sipas dëshirës
  • Mjaltë
  • Uthull molle jo të pasterizuar

Udhëzimet:

Mbani mend që këtë recetë ju mund ta përshtasni sipas dëshirës, sepse udhëzimet janë shumë fleksibël. Përbërësit e mësipërm janë thjesht fillimi, sepse më pas ju mund të shtoni kanellë, fruta pylli, lule livando etj.

  • Vendosini të gjithë përbërësit përveç mjaltit në një enë qelqi 1.5 litroshe dhe mbulojini me uthullën e mollës për disa centimetra. Më pas përdorni letër dylli për të mbuluar grykën dhe më pas mbyllni kapakun.
  • Vendoseni në një vend të ngrohtë (sipër frigoriferit) për disa javë, duke e shkundur enën një herë në ditë.
  • Pas tre javësh, lëngu është gati dhe ju mund ta hapni enën e qelqit.
  • Në këtë pikë, mund të kulloni lëngun ose t’i hidhni të gjitha në një mikser dhe ta mbani enën të mbyllur edhe për një javë. Nëse zgjidhni këtë alternativë, nuk ka nevojë ta shkundni enën e qelqit.
  • Pasi lëngu të jetë gati, shtoni mjaltin e ngrohtë dhe përzijeni mirë. Më pas hidheni të gjithë lëngun në një shishe. Nëse dëshironi mund ta fusni në frigorifer.

Mënyra të tjera për të përdorur Uthullën e Flaktë

Mund ta kombinoni me vaj ulliri ose vaj avokado për sallata, ose mund të hidhni pak në supë dhe gatime me perime.

Përdorime të tjera:

  • Hidhni pak lëng tek muskujt që ju dhembin
  • Hidhni pak lëng në një napë dhe vendoseni mbi kraharor nëse vuani nga kolla ose sekrecionet
  • Përzijeni me mjaltë për të luftuar kollën.

Ju mund ta përdorni këtë lëng magjik edhe në përgatitjen e kokteileve të ndryshme për festa./AgroWeb.org