Sat, Nov 23, 2024

Tiri Gjoci rrëfen historinë prekëse pas këngës dedikuar së ëmës

  • PublishedNovember 23, 2024

“Mos ik ma”, titullohet kënga me të cilën Tiri Gjoci performoi në javën e shtatë në “Kënga Magjike”. Mëngjesin e sotëm ai ka zhvilluar një intervistë në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show”, ku ka rrëfyer se kënga i dedikohet të ëmës së tij, personit më të shtrenjtë në jetë!

Tiri thotë se kënga është ideuar afro para 4 viteve, në një periudhë shumë të vështirë për të dhe mamanë e tij. 

“Nuk e dija nëse do të më kthehej më”, tha këngëtari teksa kujton momentet në spital, ku i mbetej vetëm të lutej dhe të thoshte “mos ik”.

Aldo: Gjatë kohës që është bërë kjo këngë, ose gjatë kohës që e ke interpretuar apo regjistruar e kishe mamin tënd para syve?

Tiri Gjoci: Kjo këngë është ideuar në vitin 2018. Faktikisht ajo ka qenë një periudhë kur mami ka qenë sëmurë dhe ideja për ta bërë këtë këngë më ka ardhur kur e kam parë mamin të shtrirë në spital dhe nuk e dija nëse do të më kthehej më mbrapsht. Në atë moment e vetmja gjë që mund të bëjmë është që të lutemi dhe të themi që “mos ik”. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë.

Aldo: Ka pasur kënga kritika?

Tiri Gjoci: Çuditërisht, unë po shqetësohem që nuk ka pasur, me thënë të vërtetën, nuk është shenjë e mirë kjo, sepse duhet të ketë pak kritika. Por unë jam shumë i kënaqur me materialin.