Lajm i bukur! Çifti i njohur shqiptar pritet të bëhen prindër për herë të parë
Këngëtarët e njohur, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë ndarë me ndjekësit e tyre lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti zgjodhi një mënyrë unike për ta bërë publik këtë moment të veçantë: përmes një videoje të ndjerë të postuar në Instagram.
Kënga që çifti prezantoi është dedikuar pikërisht bebushit që po vjen në jetë.
“Mezi pres me t’i pa sytë, me ta puth dorën e butë,” shprehet teksti i këngës, duke përcjellë ndjesinë e përkëdheljeve të para dhe dashurisë së pakushtëzuar që do të përjetojnë si prindër.
Ky moment ka ngjallur gëzim dhe urime të shumta nga miqtë dhe fansat e çiftit, duke e bërë këtë një lajm të ëmbël në rrjetet sociale.