Pas daljes nga Big Brother, Ana bën veprimin e papritur ndaj nënës së Kevinit
Ana Ejupi la garën në “BBVK” të martën mbrëma. Ana ka qenë më pasive në lojë, ku po ashtu u komentua më shumë për raportin e krijuar brenda me Kevin Edmond.
Mirëpo daljes, Ana duket të ketë komunikuar edhe me nënën e Kevinit, Melitën, me të cilën shihet se ka raporte të mira.
Dhe këtë e vërteton veprimi i fundit i bërë prej tyre. Me një kërkim fare të vogël mund të shihet se ato tashmë ndiqen me njëra-tjetrën në Instagram.
E ëma gjithashtu ka shprehur një pëlqim për Anën kur e pa në Big Brother.