Mon, Nov 25, 2024

Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, gjyshi i Martin Canit: U dogjëm ne, të mos digjen dhe të tjerët

  • PublishedNovember 25, 2024

Qindra qytetarë kanë dalë sot në protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga shoku i shkollës, bashkëmoshatar i tij, i mituri me inicialet M.P..

Prezent në protestë është edhe gjyshi i 14-vjeçarit, i cili u shpreh se humbja e Martini është shumë e madhe, ndërsa bëri thirrje për drejtësi.

Ndër të tjera ai iu drejtua qytetarëve duke u thënë “U dogjëm ne, të mos digjen dhe të tjerët”.

Ka qenë një humbje shumë e madhe që nuk po e përballojmë. Kërkoj që të vendoset drejtësia. Ka qenë fëmijë shembullor në shoqëri. Ne u dogjëm, mos të digjen edhe të tjerë. Do ta ndjek këtë çështje, ashtu siç ra Martini do të bie edhe unë.‘, ta gjyshi i 14-vjeçarit.



AlbaniaWeb.net