Tue, Nov 26, 2024

Në gjendje të rëndë, shfaqen pamje të reja të Sarës në dhomën e rrëfimit

  • PublishedNovember 26, 2024

Ngjarja mes Edit, Drilonit dhe Sara Kolamit u rikthye në fokus gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar reagime të shumta nga konkurrentët dhe publiku.

Sara shprehu tronditjen e saj për fjalët ofenduese, duke pranuar se nuk e kuptoi arsyen pas këtyre deklaratave.

“Nuk dija si të reagoja. Më erdhi një goditje dhe më është marrë fryma,” tha ajo, duke shpjeguar përkeqësimin e gjendjes së saj emocionale.

Në pamje të reja nga dhoma e rrëfimit, u tregua se Sara mori ndihmë mjekësore pas këtij episodi. Ndërkohë, në një moment tjeter brenda shtëpisë, ajo u ul poshtë divanit, duke kërkuar ndihme nga të tjerët.

Moderatorët dhe konkurrentët shprehën pakënaqësi për fjalët e Edit, duke e cilësuar sjelljen e tij si të papranueshme.

“Ai qëndrim ishte i tepruar,” tha njëri prej tyre, ndërsa të tjerë e përkrahën Sarën për mënyrën si e përballoi situatën.