Tue, Nov 26, 2024

Arrestohet hajduti i makinës së atentatit në Shkodër, siguroi mjetet për atentatin e ndodhur në Dobraç

  • PublishedNovember 26, 2024

Gati një muaj nga masakra e Dobracit në Shkodër në pranga nuk kanë rënë vetëm policët që dyshohet se lanë të arratisej personi i tretë në makinën ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por edhe një tjetër person.

Ai është autori i grabitjes së mjetit Range Rover me të cilën lëvizën vrasësit e Licit dhe Bushatit, e që u gjet i djegur menjëherë pas krimit.

Ky i fundit raportohet të jetë arrestuar 2 javë më parë por grupi hetimor e ka mbajtur të fshehtë me me pretendimin si mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes.

Pavarësisht se autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje, ai nuk ka pranuar të tregojë diçka më shumë mbi autorët e masakrës së Dobraçit me 4 viktima.



AlbaniaWeb.net