Tue, Nov 26, 2024

Momenti kur Edi kërkoi i inatosur largimin nga “Big Brother VIP Kosova”

  • PublishedNovember 26, 2024

Pak pas mesnate, Edi Kuqi kërkoi largimin e menjëhershëm nga shtëpia e “BBVK”. Në fakt ky ishte një mendim tepër i papritur dhe pse moderatorja e emisionit i rrëfeu të mendohej me qetësi por jo, Edi tashmë ishte i vendosur dhe mbi të gjitha paksa i inatosur.

“A dëshironi me zor me ndejt? Moti e kam pasur në mendje këtë gjë. Nuk ka nevojë. Mos më shtini me thy derën se edhe e thej derën nuk ka problem. Bimi valixhet edhe dalë”, tha ndër tjerash Kuqi.

Më pas ndërhyri moderatori Alaudin dhe banorit iu dha konfirmimi që mund të largohej menjëherë dhe la shtëpinë pasi u takua me konkurrentët. Para se të dilte, Edi i kërkoi sërish falje Sarës dhe i la disa porosi Drilonit.