Tue, Nov 26, 2024

Lewa “Këpuca e Artë” e Evropës, Kane dhe Gyökeres në pod

  • PublishedNovember 26, 2024

Robert Lewandovski është aktualisht sulmuesi që po bënë më mirë në Evropë. Teksa po i afrohemi gjysmës së sezonit në kampionatet elitare të kontinentit, vihet re se sulmuesi polak i Barcelonës kryeson renditjen e “Këpucës së Artë”, çmimit simbolik që i jepet golashënuesit më të mirë të Evropës në përfundim të sezonit. Lewa ka arritur të udhëheq Barcelonën në vendin e parë, falë 15 golave të realizuar deri më tani, i fundit ai ndaj Celta Vigos në barazimin e katalanasve 2-2. Ai kryeson renditjen me 30 pikë, falë koeficientit 2 që ka kampionati spanjoll.

Menjëherë pas tij renditet sulmuesi anglez i Bayernit të Mynihut, Harry Kane me 28 pikë, falë 14 golave të realizuar këtë sezon në Bundesliga. Ai realizoi një tripletë në suksesin e fundit ndaj Augsburg, të cilën bavarezët e fituan 3-0.

Viktor Gyokeresh, sulmuesi i momentit, po bënë një super sezon tek Sporting Lisbona, teksa ka arritur të realizojë 16 gola, por ai renditet i 3 me 24 pikë në këtë renditje falë koeficientit më të ulët që ka kampionati portugez, në krahasim me ligat e tjera elitare të kontinentit.

Lojtari i vetëm nga Serie A në TOP 5 e golashënuesëve më të mirë të kontinentit është sulmuesi i Atalantës, Mateo Retegui, i cili renditet menjëherë pas sulmuesit norvegjez të Cityr, Haaland.Retegui po zhvillon një super sezon deri më tani në Serie A teksa udhëheq renditjen e golashënuesëve me 12 gola të realizuar.


AlbaniaWeb.net