Dalin në shitje biletat për Tirana-Partizani, ndryshojnë çmimet nga derbi i parë në Stadiumin Kombëtar
Tirana ka nxjerrë në shitje biletat për derbin e së dielës me Partizanin në stadiumin “Arena Kombëtare”. Çmimet variojnë nga 500 në 5000 lekë të reja.
Ka ndryshime në sektorë të veçantë, pasi ndryshe nga Partizani, Tirana ka vendosur që të gjithë sektorët E të jenë me çmim 1000 lekë të reja. Kujtojmë se të kuqtë në sektorë të caktuar të derbit të parë vendosën çmimin 1500 lekë.
Kjo sfidë vlen për javën e 15-të të Superiores. Aktualisht Tirana ndodhet në vendin e shtatë, ndërsa Partizani kryeson me 12 pikë më tepër.