Wed, Nov 27, 2024

FOTOLAJM/ Marrëveshja e armëpushimit me Izraelin, mijëra libanezë kthehen në shtëpitë e tyre

  • PublishedNovember 27, 2024

Të martën u nënshkrua marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit.

Mijëra banorë të Libanit jugor kanë dalë në rrugë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa forcat izraelite përgatiten të tërhiqen.

Më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur në të gjithë Libanin si rezultat i konfliktit Izrael-Hezbollah, me shumë prej tyre në jug të vendit.

Kujtojmë se Izraeli i ka paralajmëruar banorët që të mos nxitojnë të largohen pasi tërheqja e trupave të IDF do të zgjasë deri në 60 ditë. Sakaq ushtria tashmë ka raportuar se ka qëlluar drejt disa automjeteve.