Partizani shet mbrojtësin Andi Hadroj para derbit, zbulohen të gjjtha detajet e kontratës
Partizani shet Andi Hadroj Gazeta “Panorama Sport” zbulon se klubi i kuq ka gjetur marrëveshjen përfundimtare me skuadrën e Superligës ukrainase, Polisia Zhytomir, aktualisht në vendin e katërt.
Mësohet se Partizani ka përfituar 150 mijë euro nga shitja, por gjithashtu ka mbajtur 20 % të kartonit të lojtarit. Nga ana tjetër, Hadroj ka firmosur një kontratë 3.5 vjeçare, nga e cila do të përfitojë një pagë prej 12 mijë eurosh në muaj.
Mbrojtësi është kontigjent i Kombëtares, ndërsa në javët e fundit nuk është aktivizuar për Partizanin edhe për shkak të negociatave mes klubeve, që u finalizuan pikërisht sot.