Wed, Nov 27, 2024

Anisa i shpreh pëlqimin Drilonit por merr këtë përgjigje nga ai

  • PublishedNovember 27, 2024

Anisa Veseli i rrëfeu disa ditë më parë Lelës se ka pëlqim për Drilonin. Mirëpo në mbrëmjen e kaluar ajo ka vendosur t’ia thotë edhe vetë atij duke i treguar se ka një pëlqim të vërtetë ndaj tij dhe nuk po e përdor si një lojë.

“Nuk dua të krijoj tani lidhje, nuk dua ta bëj puthjen si të tjerët për lojë. Kam familje, kam babanë, nënën, motrën dhe vëllanë që më shohin. Nëse do mund të njihemi jashtë”, i tha ajo.

Duket se ky rrëfim i Anisës e la Drilonin të hutuar. Më pas, ai shtoi se nuk dëshiron të ketë marrëdhënie dhe nuk është i fokusuar te femrat.