Thu, Nov 28, 2024

Ambasadori Gonzato uron Pavarësinë: Shumë sfida janë përpara, por BE është e përkushtuar të qëndrojë me Shqipërinë në çdo hap

  • PublishedNovember 28, 2024

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ka uruar në një postim Pavarësinë e Shqipërisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Hapja e negociatave të anëtarësimit për grup kapitullin e parë këtë vit është një hap i rëndësishëm drejt bërjes pjesë e familjes së BE-së. Shumë sfida janë përpara, por BE-ja është e përkushtuar të qëndrojë me Shqipërinë në çdo hap të rrugës”, ka shkruar Gonzato.

Shqipëria sot feston 112– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.



AlbaniaWeb.net