Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar
Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një urim të veçantë. Në një postim në Instagram, ajo ka ndarë vargje nga himni kombëtar, të shoqëruara me një imazh të simbolit të shqiponjës.
“Një komb, një flamur,” ka shkruar Lipa, duke përcjellë emocionet e kësaj dite të rëndësishme.
Prej vitesh, Dua Lipa është ndër të parat që shpreh krenarinë për origjinën shqiptare në këtë ditë të shënuar.