Thu, Nov 28, 2024

INTERVISTA/ “Shpresoj të vazhdoj kështu, ju flas për të ardhmen”, Bitri: Partizani i pathyeshëm, fitojnë derbin dhe shkojnë drejt titullit (VIDEO)

  • PublishedNovember 28, 2024

Eneo Bitri po zhvillon një edicion mjaft të mirë në elitën e Hungarisë me fanellën e Gyor. Mbrojtësi i njohur që më parë ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit, është shndërruar në protagonist, teksa po ndihmon skuadrën edhe në fazën ofensive. Bitri, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24 foli për aspektin personal, ndërsa nuk mund të linte pa përmendur edhe çështjen e të ardhmes. Në bisedën e bërë me gazetaren Trevisa Tufa, ai thotë se Partizani është favorit në derbin ndaj Tiranës, sakaq thekson se sheh të kuqtë pretendentë kryesorë për titullin.

 

Eno je kthyer në golashënues në Hungari. Ke shënuar 4 gola deri më tani, 3 prej tyre në muajin nëntor. Je përshtatur mjaft mirë pra..

Është e vërtetë. Është ecuri e mirë nga ana ime dhe shpresoj që të vazhdoj kështu deri në fund.

Kush është objektivi që ke? A mendon se do vijosh aventurën në Hungari apo mund të lëvizësh sërish, sepse ke ndryshuar shpesh skuadër gjatë merkatove të kaluara.

Kjo ka ndodhur pasi nuk ka qenë zgjedhja ime. Unë u largova nga Norvegjia pasi skuadra ra nga kategoria dhe nuk kishte mundësi që të më paguante rrogën që kisha. Më pas shkova në Poloni dhe ja tani jam te Gyor. Jam i lumtur, kam gjetur veten. Të ardhmen nuk e di, në janar mund të ketë diçka, por jemi në pritje.

Nuk besoj se ekziston ndonjë opsion të rikthehesh te Partizani(qesh), por besoj që e ke parë këtë sezon. Si të duket ky sezon i tyre?

E kam ndjekur pothuajse çdo ndeshje Partizanin. Këtë sezon, duket se është ekip i pathyeshëm. Duket dora e trajnerit.

Këtë fundjavë luhet derbi ndaj Tiranës. Ti e ke prekur vetë dhe e di se sa i rëndësishëm është. Si të duken të dyja skuadrat në këtë derbi të dytë sezonal? Mendon se ka një favorit?

Favorit e shikoj Partizanin, në bazë të ecurisë. Gjithsesi, derbi nuk ka favoritë. Nuk është një ndeshje e zakonshme, ka specifikat e veta. Secili lojtar jep maksimumin.

Ndërkohë që rikthehen edhe tifozët në shkallët e stadiumit. Si e sheh ndeshjen edhe me prezencën e tyre?

E kam provuar një derbi pa tifozë në periudhën e COVID-it, nuk e di, u duk si një miqësore. Futbolli luhet për tifozët. Pranimi i Apelimit për Tiranën është një vendim i mirë, i shërben futbollit.

Me ekipin q ka aktualisht Partizani a mund ti shkojë deri në fund garës për titull?

Partizani pretendent për titullin. Mund të fus edhe Vllazninë, Egnatian, por edhe Dinamon me Ilir Dajën.

Parashikimi për derbin.

Mendoj se Partizani fiton 3-1.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net