Zyrtare, kontratë deri në vitin 2029, Milan rinovon me mbrojtësin
Milani njofton rinovimin e kontratës së Matteo Gabbia, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mbrojtësi do të qëndrojë në Milano, të paktën deri më 30 qershor 2029. Me këtë marrëveshje të re, paga e Gabbia-s do të rritet në dy milionë euro neto në vit.
25-vjeçari është impenjuar në 5 ndeshje në kampionat këtë sezon, ku ka realizuar 1 gol. Milan ka ende disa çështje të rëndësishme, të cilat presin zgjidhje.
(J.S/)