Thu, Nov 28, 2024

Ngjela rrëfen bisedën me ish-ambasadoren Kim: Ja kush e liroi Berishën

  • PublishedNovember 28, 2024

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”  i cili komentoi lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe takimin e tij me ish-ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Në lidhje me takimin me Kim, Ngjela tha se ish-ambasadorja i ka thënë se një pjesë e madhe e njerëzve të SPAK janë të trembur, ndërsa shtoi se një pakicë e vogël është e korruptuar.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, para se të ikte më tha këtë; “Ç’bën SPAK-u, se aty i kemi shpresat. Ju po i paguani”, i thashë. “Atje ka një pakicë të vogël që janë ende të korruptuar, por ka një pjesë të madhe që janë të trembur”, më tha. “Rrini në mbrojtje. Ju vini nga histori të mëdha të kriminalitetit”, i thashë. Dhe më duket i ka marrë në mbrojtje, sipas burimeve të mia, ka mbrojtje SPAK, ka dhe rroga të larta. Diçka ka bërë, por duhet më shumë. Do presim dhe do shikojmë.

Dumani e ka në dorë pastrimin e korrupsionit. Do dhe një ndihmë nga Uashingtoni. Ne do i qëndrojmë asaj që ka thënë Blinken: Do t’i shpëtojmë shqiptarët nga korrupsioni, dhe unë i besoj. Të korruptuarit janë me lindjen ruse dhe me Beogradin. Por, ka frikë nga SHBA. SPAK duhet të vijojë pa asnjë pengesë dhe frikë.”, tha Ngjela.

Avokati komentoi edhe lirimin e Berishës, ku tha se u i lirë falë ligjit, ndërsa theksoi se nuk e ka liruar njeri siç është pretenduar.

Nuk e keni kuptuar, (Berishën) e ka liruar ligji zonjë. Dispozita ligjore që akuzohej Saliu nuk e kishte të detyrueshëm arrestin. Saliu ishte në gjendje të lirë, por nuk paraqitej në prokurori. E arrestuan në funksion të hetimit. Pse? Nëse i shmangesh hetimit, ata të arrestojnë. Mbaruan hetimin, dhe e kanë çuar në gjykatë. Atë ditë mbaronte arresti i tij. Nuk e nxori njeri, e nxori ligji.”, përfundoi avokati Ngjela.


AlbaniaWeb.net