Fri, Nov 29, 2024

Hojlund shpëton Amorim, por United vuan kundër Bodo/Glimt

  • PublishedNovember 29, 2024

Më në fund, Ruben Amorim shijon fitoren e parë në krye të Man.United, çdo përfundim tjetër kundër Bodo/Glimt do të ishte një zhgënjim i madh. “Djajtë e kuq” dalin me tre pikë nga xhiro e 5-të në Europa League, por edhe ndaj ekipin norvegjez vuajtën jashtëzakonisht shumë, pavarësisht se e gjetën vetën në avantazh që në minutën e parë, me Garnacho-n që përfitoi nga një insistim i Hojlund.

Brenda katër minutash, 19-23, Bodo/Glimt realizoi dy gola të shpejtë duke bërë që në “Old Trafford” të pllakoste heshtja. Për fat të mirë, Amorim dhe tifozët e United shijuan një super Hojlund në këtë takim, me sulmuesin danez që barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë, në minutën e 50-të, realizoi “dopietën” e tij personale dhe golin e tretë për Man.United duke i dhuruar fitoren pasi rezultati 3-2 mbeti i pandryshuar deri në fund.

Sigurisht, suksesi i United në shtëpi kundër Bodo/Glimt mori vëmendjen e mediave angleze: “Hojlund shpëton Amorim”, ishte titulli më i lakuar në ishull, me teknikun portugez që debuton me fitore në “pallatin e ëndrrave”.

()


AlbaniaWeb.net