Për Shqiptarët/ Historia rrëqethëse e vogëlushes, pësoi djegie në 75% të trupit
Në pjesën e dytë të “Për Shqiptarët” u trajtua historia rrëqethëse e vajzës së vogël, Ermelës, e cila për shkak të një incidenti pësoi një djegie në 75% të trupit.
Djegie aq e rëndë sa do të rrezikonte jetën.
Për të treguar ngjarjen në studio ishin mamaja e vajzës së vogël, Shpresa dhe Fatma Naçi.
Fatma Naçi i ka qëndruar pranë që prej ditës së parë e deri në përfundim të kurimit vogëlushes 10 vjeçare.
Ka pasur një fustan veshur, të cilit i kishin dalë disa fije. Ajo mori çakmakun për të djegur fijet, por papritmas i mori flakë i gjithë fustani. Ka qenë jashtë shtëpisë, vetëm në dhomë.
Ajo nisi të bërtiste, mamaja doli me vrap, i shuan zjarrin me ujë dhe e dërguan në urgjencën e Beratit. Nga aty në Tiranë.
Qëndroi 1 muaj e gjysmë në Tiranë e më pas e dërguan jashtë.
Në Itali ndejtën 1 vit e 2 javë. Ka bërë shumë operacione për t’u rikuperuar e më pas operacione plastike që në lëkurë mos të ngeleshin shenjat.
AlbaniaWeb.net