“Ndihet mirë”, Broja pranë rikthimit në fushë, trajneri i Everton ndez dritën jeshile: Mund të përfshihet në skuadër
Në Everton po presin me padurim rikuperimin e Brojës, nga trajneri Sean Dyche te tifozët, të gjithë “kryqëzojnë gishtat” që “bomberi” kuqezi të jetë gati të dielën për sfidën kundër Man.United. Gjithçka po shkon sipas parashikimeve pasi Broja kaloi me sukses edhe testin e dytë, ku në takimin kundër Notingham U-21 u aktivizua për 70 minuta.
Pas takimin të parë kundër Watford, ku luajti për 45 minuta, Broja qëndroi më gjatë në fushë duke shfaqur një formë të mirë fizike. Paraqitja dhe gjendja ndezin dritën jeshile që Broja të jetë të paktën në stol për takimin kundër “djajve të kuq”, fakt që pranoi edhe vetë trajneri në konferencë për shtyp:
“Broja bëri një punë shumë të mirë, ndihet mirë. Unë kam folur me të për mundësinë që të përfshihet në ndeshje, të shohim”, u shpreh Sean Dyche.
Everton po kalon një moment të vështirë ku pas 12 javësh ndodhen në vendin e 15-të në Premier League, 2 pikë larg zonës së ftohtë.
()