Kanye West dhe Bianca Censori bëjnë bujë në Tokio me daljen e tyre
Kudo që dalin, zor se shpëtojnë pa rënë në sy apo jo? E dini për kë e kemi fjalën?
Po po, për Kanye West dhe gruan e tij Bianca Censorin.
Këta të fundit kanë tërhequr vëmendjen gjatë një daljeje në Tokio, ku u shfaqën në një qendër tregtare.
Reperi 47-vjeçar, i cili thuhet se po planifikon “të rinovojë” betimet martesore në një “ceremoni pothuajse nudo”, kishte veshur një kapuç të bardhë, pantallona dhe këpucë të zeza.
Ai dukej i fshehur nën kapuçin e tij ndërsa hipi në shkallë lëvizëse drejt kinemasë Toho, shkruan DailyMail. Në anën tjetër, Bianca Censori, kishte veshur një kostum të tejdukshëm të bardhë, duke mbajtur flokët e saj të errëta në një topuz dhe syze dielli të errëta.