“I kam duart akullore, s’më përballon dot njeri, jam supermen”, si mbrohej Vangush Dako kur akuzohej për korrupsion në krye të bashkisë së Durrësit
Më urdhër të SPAK është arrestuar ditën e djeshme ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Por në historinë e tij të karrierës politike, ndaj Dakos janë bërë disa akuza, një prej të cilave ajo e daljes në përgjime në Dosjen “339”, për shitblerje të votave për zgjedhjet e 2017.
Në këtë periudhë, i ftuar në një studio televizive dhe i pyetur për akuzën e lidhjes të tij me grupin e ‘Avdylajve’ të arrestuar për trafik droge, ai thoshte se ‘duart i ka të pastra si akullore”, ndërsa e konsideronte veten në fushatë si supermen.
“Unë në fushatë nuk lëviz as me eskortë politike as me deputetë. Lëviz vetëm me shoferin se nuk më përballon dot njeri. Jam akullore, i shikon këto duar, janë akullore këto, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista. Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”, deklaronte ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–