Thu, Dec 5, 2024

Periudha e festave dhe ditëlindja e tij, Brad Pitt ndjen mungesën e fëmijëve

  • PublishedDecember 4, 2024

Brad Pitt po i mungojnë fëmijët e tij këtë sezon festash, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six.

Fituesi i Oscar, i cili mbush 61 vjeç më 18 dhjetor, ndihet sikur Krishtlindjet “nuk do të jenë të njëjta” nëse nuk mund të kalojë pak kohë me fëmijët e tij.

“Bradit i mungojnë fëmijët e tij dhe dëshiron që të ketë një marrëdhënie më të ngushtë me ta, veçanërisht me festimin e festave dhe ditëlindjen e tij këtë muaj,” thotë burimi.

Pitt dhe ish-gruaja e tij, Angelina Jolie, me të cilën u divorcua në vitin 2019, kanë gjashtë fëmijë: Maddox, 23, Pax, 21, Zahara, 19, Shiloh, 18, dhe binjakët 16-vjeçarë Knox dhe Vivienne.

Page Six raportoi më parë se Pitt po “ndihej i lënduar” kur Shiloh hoqi zyrtarisht mbiemrin e babait të saj pasi bëri kërkesën ligjore në ditëlindjen e saj të 18-të në maj.

“Ata kishin një marrëdhënie të mirë, por kjo i theu zemrën” tha një burim në atë kohë.

Muajin e kaluar, një burim i brendshëm i tha medias se Pitt mendonte se Jolie, shkoi qëllimisht në tapetin e kuq me djalin e tyre Knox në 2024 Guvernors Awards për ta acaruar.