Thu, Dec 5, 2024

Bayern “tradhtohet” nga Neuer, Leverkusen i bën për “aspirina”, i eliminon nga Kupa, Kompany: Fund i hidhur

  • PublishedDecember 4, 2024

Një vit më parë, Bayern Munich mbylli sezonin me zero tituj, një përfundim që u përjetua si një dramë, me drejtuesit e klubit që shkarkuan Thomas Tuchel, por gjigandët gjerman shohin të ikë menjëherë nga duart trofeun i parë. Bayer Leverkusen i “thyen” brenda në “Allianz Arena” duke i eliminuar nga Kupa e Gjermanisë që në raundin e 1/8.

Përcaktues në këtë përfundim të hidhur ishte një karton i kuq i Manuel Neuer, me kapitenin që doli nga zona e tij në minutën e 17-të, por në përpjekje për të larguar një top që po shkonte drejt Frimpong, Neuer shkarkoi faull duke u ndëshkuar me karton të kuq, i pari për të në karrierë.

Pas këtij momenti, Leverkusen fitoi më shumë zemër duke ushtruan presion në zonën e Bayern. Në pjesën e dytë, Alonso hodhi në fushë Schick, por sulmuesi çek doli pas 15 minutave si pasojë e një dëmtimi. Për ironi të fatit, zëvendësuesi i tij, Nathan Tella, i shërbyer në zonë nga Grimaldo me kokë dërgoi topin në rrjetë duke bërë që në “Allianz Arena” të pllakoste heshtja.

Bayern u përpoq deri në fund të shmangte këtë humbje, por pa sukses duke “larë duart” me Kupën e Gjermanisë.

Nuk e fshehu zhgënjimin për këtë eliminim trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany: “Është shumë, shumë e hidhur. Ai karton i kuq pa diskutim pati një ndikim të madh në lojë. Pavarësisht se djemtë bënë një punë të mirë me 10 lojtarë, është të kotë të flas pas një eliminimi”, u shpreh Kompany.

()


AlbaniaWeb.net