Thu, Dec 5, 2024

Komentet negative për Anën, reagon nëna e Kevinit: Shikoni motrat dhe gratë tuaja

  • PublishedDecember 4, 2024

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova 3′, Ana Ejupi, ka reaguar ndaj komenteve dhe ofendimeve që ka marrë pas krijimit të lidhjes me Kevin Edmond brenda formatit. Ana është kritikuar për marrëdhënien që ka zhvilluar në shtëpinë e Big Brother, si dhe për paraqitjen e saj gjatë programit. Përkrahjes së saj iu bashkua edhe nëna e Kevinit, e cila ka shpërndarë një postim mbështetës në InstaStory, duke dalë në mbrojtje të Anës.

“Marre duhet me ju ardh për ofendimet që ia bëni Anës, njerëz analfabeta. Për atë ju jeni aty ku jeni…Jeni msu msheftas ju nëpër motela, si shikoni motrat dhe gratë e juve”, u shpreh ajo.

Melita tutje theksoi: “Ana është tash në familjen time dhe do ta mbrojë në maksimum si me qenë vajza ime. Shikoni familjet e juaja para se me gjyku”.