Sun, Nov 24, 2024

Pas tensioneve dhe përplasjeve në PD, japin dorëheqjen edhe dy anëtarë të kryesisë

  • PublishedJune 7, 2023

Pas nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku, kanë dhënë dorëheqjen edhe dy anëtarë të tjerë të kryesisë.

Gazetari Osman Stafa bën të ditur për “BalkanWeb” se deputetët Flamur Hoxha dhe Ori Nebiaj kanë dhënë dorëheqjen si anëtarë të Kryesisë, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Gjatë votimit të djeshëm Flamur Hoxha votoi kundër hapjes së menjëhershme të garës për kryetar të PD-së, ndërsa Nebiaj abstenoi.

Hoxha ka deklaruar se ka dhënë “dorëheqjen si sekretar organizativ, rrjedhimisht dorëheqje nga kryesia si anëtar kryesie nga posti i sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie!”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.