“Nuk jam në lartësinë e saj”, dha dorëheqjen nga Kryesia, ja mesazhi i deputetit të PD
Deputeti i PD-së Flamur Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga kryesia e PD-së zyrtare pas debateve të djeshme që çuan në kërcënime dhe sulme ndaj ligjvënësve demokratë që nuk ishin dakord me zgjedhjet e menjëhershme për kreun e ri.
Hoxha ka dhënë dhe një mesazh për arsyet e dorëheqjes.
“Kam dhënë dorëheqjen si sekretar organizativ rrjedhimisht dorëheqje nga kryesia si anëtar kryesie nga posti i sekretarit organizativ pasi nuk jam në lartësinë e asaj kryesie!”, është shprehur Hoxha.
Pas nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku, Hoxha dhe deputetja tjetër Oriela Nebiaj kanë dhënë dorëheqjen si anëtarë të kryesisë.
Gjatë votimit të djeshëm Flamur Hoxha votoi kundër hapjes së menjëhershme të garës për kryetar të PD-së, ndërsa Nebiaj abstenoi.