Sun, Nov 24, 2024

Mbledhja e kryesisë së PD, Berisha denoncon: Deputetët dhe gazetarët u fyen dhe kërcënuan nga gangsterë e rrugaçë

  • PublishedJune 7, 2023

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për mbledhjen e tensionuar në kryesinë e PD-së ku deputetët dhe gazetarët u fyen dhe kërcënuan nga një grup militantësh që i prisnin jashtë godinës ku mbahej mbledhja.

“Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim ku ka pasur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugaçësh për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta detyrën e tyre.

Nuk jam që tu sugjeroj cilin lajm do të ndjekin, por ata në asnjë rrethanë as nuk mund të fyheshin, as nuk mund të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duket fyer dhe kërcënuar gazetarët janë gangsterë, rrugaçë. Po kështu dënoj kërcënimet që u janë bërë deputetëve, akte këto të një politike dhune të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.