E zhdukur që në vitin 2014, gjenden eshtrat e 22-vjeçares shqiptare, rrëfehet autori: Trupin e murosa dhe…
Gjenden eshtrat e 22-vjeçares shqiptare të vrarë nga ish-partneri i saj. Pas rreth 9 vitesh nga vrasja e shqiptares Sibora Gegani në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e saj.
Mediat spanjolle shkruajnë se eshtrat e Geganit u gjetën në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është edhe vrasësi i saj.
Autori ka dëshmuar se e kishte murosur në murin e banesës. Sakaq ka rrëfyer se ka përdorur acid për të shpërbërë trupin e saj.
Pas rrëfimit te autorit, autoritetet spanjolle kanë gjetur eshtrat e shqiptares në një qese plastike brenda murit të banesës ku ata jetonin bashkë. Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar se i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-së.
Sibora Gagani u shpërngul në një banesë me italianin në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kameriere në qytetin Costa del Sol.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–