Thu, Dec 12, 2024

Pas sagës së vulës, Sali Berisha regjistrohet si kryetar i Partisë Demokratike në gjykatë!

  • PublishedDecember 11, 2024

Pas betejës për të marrë vulën e Partisë Demokratike, Sali Berisha është regjistruar tashmë edhe  si kryetar i PD-së në gjykatë.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë është z.Sali Berisha.” Ky vërtetim nga gjykata është lëshuar me kërkesë të subjektit të interesuar.

Kujtojmë se më 11 korrik të këtij viti Gjykata e Apelit i dha Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Trupa gjykuese vendosi aso kohe të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Vendimi i trupës gjykuese, i cili përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro, ishte i formës së prerë duke i dhënë fund pas 3 vitesh betejës ligjores në dyert e gjykatës për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.