Wed, Dec 11, 2024

“Vendi ynë ka hyrë në një stad të ri”- Kryeparlamentarja Spiropali: Ta bëjmë Shqipërinë një yll më shumë në flamurin e BE! Nuk ka forcë politike që është kundër ambicies tonë…

  • PublishedDecember 11, 2024

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ishte e pranishme në takimin e nivelit të lartë me ambasadorët e  akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

Në fjalën e saj, kryeparlamentarja tha se vendi ynë ndodhet në një stad të ri të anëtarësimit në BE. Ëndrra për ta bërë Shqipërinë një yll më shumë në flamurin e BE është e vetmja mundësi dhe e vetmja adresë, tha Elisa Spiropali.

Ajo tha se nuk beson se ka forcë politike që është kundër ambicies së Shqipërisë për anëtarësim në BE.

“E përmend të fundit por ka një rëndësi të dorës së parë roli që ka patur vullneti  politik i hekurt i qeverisë, por edhe ai së paku formal dhe jo oponent i opozitës tonë”, tha Spiropali.

Elisa Spiropali: Vendi ynë ka hyrë në një stad të ri të anëtarësimit, një stacion drejt objektivit  strategjik kombëtar, anëtarësimin në BE. Ëndrra, por dhe shpresa zgjidhja e vetme, por dhe zgjedhja jonë për ta bërë Shqipërinë një yll më shumë në flamurin me yje të BE brenda 2030 janë e vetmja mundësi dhe adresë për ne, një rrugë një kalimshme e të nesërmes tonë.

Kemi arsye të Jemi krenar për atë që kemi bërë. Ky stad është një arsye më shumë që apelon për më shumë aksion politik për të nesërmen. Asgjë nuk ka qenë e lehtë, një punë me pasion e talent, jo vetëm e ekipit negociator, por e mijëra punonjësve publike që i dhanë procesit më të mirën e tyre.

E përmend të fundit por ka një rëndësi të dorës së parë roli që ka patur vullneti  politik i hekurt i qeverisë, por edhe ai së paku formal dhe jo oponent i opozitës tonë. Nuk besoj se ka forcë politike apo personazhe politik që të jenë kundër ambicies shqiptare për integrim në BE. Debati ynë është për mënyrën si realizohet ky proces.