“Na e morën partinë”, Sula kundër kandidimit të Bashës dhe Berishës për kryetar: Humbës serial si telenovelat turke
Në emisionin “Open” në News24, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe tensionet e takimit të organizuar mbrëmjen e djeshme.
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula u shpreh kundër kandidimit të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kryetar partie, duke thënë se janë si ‘humbës serial si telenovelat turke’, teksa vazhdimisht shprehej ‘na e morën partinë’.
Pjesë nga debati në studio:
Godole: Ai që rreh ai të do, kaq konstruktive ishte debati. Një shaka po bëj. Aty brenda kishte kaq shumë persona dhe vetëm 3 të kesh me 3 ide futesh në një debat. Edhe aty, platformat që ishin nisi si konstruktiv, pra nuk ishte linear. Çfarë do propozoja unë do të ishte të kishim pasur platformat e njëri-tjetrit përballë në një dosje. Ti kishim studiuar dhe të kishim folur me pika dhe me kompromis të kishim zgjedhur një pikëpamje. Kjo nuk ndodhi.
Sefa: Në lidhje me çfarë tha Godole. Godole tha për atë që kishte në mendje. Kryesia ka anëtarë 27 persona, ku ka debat.
Godole: Ti the atë që thashë unë, por me fjalë të tjera.
Koduzi: Të dëgjova zonja Godole. Çështja është se secili nga ne herë në mënyrë normale, herë m e tone të ngritura, ne kemi arritur që secili nga ne ka dhënë pikëpamjet e veta.
Sula: Unë e quaj veten të suksesshëm në politikë dhe biznes dhe nuk do e ulja integritetin tim. Gjithçka një skenar i mirë përgatitur. Gjithçka ishte rreth datës 15 korrik. Kush ishte marrëveshja? Unë e deklarova troç që smund të kemi zgjedhje as Berishën dhe as Bashën. Do duhen fytyra të reja dhe organizim i ri për PD. Riorganizimin nuk e sjellin humbësit serial si telenovelat turke. Meqë e keni merak datën 15 korrik, ne s’po kërkojmë kryetar, kur s’kemi anëtarë. E kupton ç’po ndodh? Këta thonë të zgjedhim kryetarin para anëtarëve. Unë thasë; meqë e keni merak heq mendimin që të mos kandidonte zoti Basha, dhe në të hyjmë në zgjehdje me 15 korrik me listat e anëtarësisë së PD-së të vitit 2021.
Godole: Kishte tension aty brenda. Një pjesë do PD aty, ndërsa tjetra po bën një platformë për ta bashkuar. Ishte një frymë ndasie shumë e fortë. Mungesa e organizmit kishte bërë të vetën. Po bëja 2 vite pa u mbledhur me gjithë kolegët. Hera e parë që kisha marrë pjesë në një debat të tillë ishte para dy vitesh. Edhe diversioni që bëhet në opinionin publik, një pjesë është me Bashën dhe Berishën, tamam si teori konspirative. Edhe unë përhiqesha të mos ushqeja dyshimet. Due dëgjuar debatet në media, edhe unë vetë kisha disa dyshime të lehta. Nëse do ishim bashkuar me Foltoren, do ishim bashkuar. Edhe brenda ka pasur tension. Nuk e di nëse pjesa jashtë merrte debat nga ne brena.
Sula: Na e morën partinë.
Sefa: Nëse ka pasur kryesi më të tensionuar se të marsit…
Sula: Pse nuk ishte ajo kur Bardhi theu kompjuterët?
Sefa: E ke gabim. Gënjen.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–