“Duam të martohemi me BE dhe të harrojmë divorcet e së shkuarës!”- Grupkapitulli më i vështirë i negociatave? Përgjigjet Rama: Nuk ka paragraf apo kapitull të lehtë me të…
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga Brukseli ku u pyet lidhur me grup kapitullin më të vështirë të Shqipërisë për negociatat me BE, theksoi se
Kryeministri Edi Rama, përgjatë deklaratës për shtyp në Bruksel, i pyetur nëse ky grupkapitull është më i vështirë për negociata, ai u përgjigj se integrimi në BE është një proces i gjatë dhe i vështirë, ku çdo hap kërkon një konsultim të hollësishëm dhe një dialog të vazhdueshëm.
Rama u shpreh se nuk ka ndonjë paragraf apo kapitull të lehtë me Bashkimin Evropian, sikurse shtoi se Shqipëria ka qenë në harmoni me politikat e BE-së.
Kreu i qeverisë nënvizoi se ky proces është i vështirë, por theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE-së dhe se shqiptarët janë mbështetës të këtyre politikave.
“Shqiptarët vetë janë mbështetës për këto lloj politika dhe e kemi bërë të qartë si komb që duam të martohemi me BE dhe të harrojmë divorcet e së kaluarës”, tha ai.
“Po sjell një varg nga poeti ynë i rilindjes: ‘Për shqiptarët djelli lind aty ku perëndon. Në Perëndim’”, përfundoi Rama, duke theksuar se nuk ka kthim mbrapa dhe se Shqipëria ka vetëm rrugë përpara në këtë proces.
Rama: Kam mësuar së nuk ka ndonjë paragraf apo kapitull të lehtë më BE, çdo gjë do kaloj ne një konsultim të hollësishëm dhe nëpërmjet dialogut të përbashkët. Në të njëjtën kohë, nuk po e gënjejmë veten se kjo ka qenë një punë e vështirë dhe të përmirësohemi në atë që ne bëjmë. Prandaj e e vlerësoj shumë këtë proces, sepse ashtu si komisionerja e tha shumë mirë, ndihmon vendin të rritet dhe të bëhet një shtet ku institucionet janë shumë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.
Kur i gjithë sistemi punon si një garantues për demokracinë dhe sigurimin e ligjit, çdo gjë tjetër funksionon. Për këtë grup kapitull që kemi hapur sot, nuk është shumë i vështirë, sepse Shqipëria ka qenë gjithmonë në harmoni me politikat e BE.
Shqiptarët vet janë mbështetës për këto lloj politika dhe e kemi bërë të qartë si komb që duam të martohemi me BE dhe të harrojmë divorcet e së kaluarës.
Nuk ka kthim mbrapa, por vetëm rrugë përpara dhe në duhet t’i japim shqiptarëve atë që po presin me shekuj. Po sjell një varg nga poeti ynë i rilindjes: “Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon. Në Perëndim.