Tue, Apr 22, 2025

“Do i rikthej prestigjin Brazilit”, Ronaldo hedh kandidaturën për president

  • PublishedDecember 17, 2024

Ronaldo, fenomeni, pasi shkroi historinë si lojtar, kërkon të lërë sërish gjurmë, këtë herë në rolin e presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit. Ronaldo bëri publike kandidaturën e tij në këtë post gjatë një interviste për mediat në braziliane:

“Dua t’i rikthej prestigjin dhe respektin që “Seleçao” ka pasur gjithnjë, por që sot nuk e ka. Njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më kërkojnë që të bëjë diçka pasi situata në këto momente nuk është aspak e mirë, brenda dhe jashtë fushë”, u shpreh Ronaldo fenomeni duke konfirmuar në këtë mënyrë kandidimin e tij për president të Federatës Braziliane të Futbollit.

Në intervistën e tij, Ronaldo shtoi se do të shes edhe aksionet që ka te klubi i Valadolid, pavarësisht se kjo nuk e pengon të futet në garë.

()


AlbaniaWeb.net