Sat, Apr 19, 2025

Familjarët denoncuan humbjen e saj, 26 vjeçarja gjendet e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit! Dyshimet e para

  • PublishedDecember 18, 2024

Një 26 vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.

Trupi i saj është gjetur me datë 17 dhjetor, ndërsa familjarët e viktimës njoftuan policinë për largimin e të resë nga banesa me datë 16 dhjetor.

Sipas njoftimit paraprak të uniformave blu, dyshohet se 26 vjeçarja është vetëmbytur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e shtetases M. O. nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.