Sun, Dec 22, 2024

Një gol në katër ndeshje, Tirana kërkon të rikthehet te fitorja në Laç

  • PublishedDecember 21, 2024

Tirana është në krizë të plotë, jo vetëm për pikë, por edhe në sulm. Skuadra në katër takime ka shënuar vetëm një gol në portat kundërshtare.

Tri ndeshjet e fundit i ka mbyllur me rezultatin 0-0, ndërsa me Dinamon u mund 2-1. Goli i fundit është shënuar nga Ndreca në sfidën 2-1 ndaj Bylisit.

Dy sulmuesit e skuadrës, Zharmuni e Bajroviçi kanë shënuar që në sfidën me Bylisin. Po kështu edhe Ismajli.

Shkurt, Tirana është në një gjendje që ka humbur busullën në sulm. Edhe pse ka disa lojtarë sulmues, duke filluar nga Bajroviç, Prengaj, Zharmuni, Haxhiu, Gjumsi, ata në pesë takimet e fundit nuk kanë shënuar asnjëherë.


AlbaniaWeb.net