Sun, Dec 22, 2024

Shpërthen lënda plasëse në një apartament në katin e 9-të, detajet e para

  • PublishedDecember 22, 2024

Një shpërthim është shënuar mbrëmjen e djeshme nga apartamenti i katit të 9-të të një pallati në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sadik Petrela”, në apartamentin e shtetases me iniciale E.A., e cila nuk ndodhej në banesë kur ka shpërthyer lënda plasëse.

Sakaq, janë shënuar dëme materiale për shkak të shpërthimit, si dëmtimi i xhamit dhe vetrata e ballkonit.

Nuk dihet arsyeja e vendosjes së kësaj lëndë plasëse apo se kush janë autorët.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe zbardhjen e plotë të rastit.

NJOFTIM

Informacion paraprak

Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024,  është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë  si shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë  ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar  në ballkonin e kësaj banese,  të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet  se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.